Tre prej të plagosurve dje në Lupç po trajtohen në QKUK, Policia jep detaje

Tre prej të plagosurve dje në Lupç po trajtohen në QKUK, Policia jep detaje

Kronika May 02, 2024 - 09:07

Dje në fshatin Lupç të Podujevës ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku janë përdorur edhe armët.

Policia ka bërë të ditur sot se ka arrestuar pesë persona, ndërsa tre nga të plagosurit e këtij rasti janë duke u trajtuar akoma në QKUK, transmeton Zeri.info.

“Të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura”.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marrë trajtim mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri