Përplasen tre automjete, humbë jetën një person

Kronika May 24, 2018 - 20:49
Lexo detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës. Përplasja e tre automjeteve shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur.

62-vjeçari Ludovik Malota i cili drejtonte mjetin e tipit “benz” humbi jetën pas përplasjes fatale.

 Ndërkohë dy të plagosurit nga mjetet e tjera janë dërguar në spital për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende plotësisht, por dyshohet për një parakalim të gabuar të njërit prej mjeteve çka shkaktoi edhe përplasjen. /Balkanweb