Mbyllet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Kronika May 07, 2018 - 19:29
Flet ministri Pal Lekaj

Rruga që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit që nga nesër do të mbyllet për qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në facebook ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Postimi i plotë:

Në njërën anë e kemi të pa shmangshme mbylljen e disa rrugëve për qarkullim të automjeteve, në anën tjetër nuk po ndalemi asnjëherë që këto akse rrugore, shumë të nevojshme për levizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, të bëhën të kalueshme, pa rrezik për jetën e qytetarëve.

Ne siç mund të jeni në dijeni, me rekomandim të ekspertëve të Ministrisë së Infrastrukturës por dhe të institucioneve tjera, sot kemi marr vendim që të ndalet trafiku në aksin rrugorë, Kaçanik – Hani i Elezit, nga nesër (8 maj 2018) ora 10:00, për një periudhë kohore të nevojshme për të sanuar tërë rrezikun (kjo si preventivë që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve). Në të njëjtën kohë kemi dhënë alternativat se nga mund të levizin pjesëmarrësit në komunikacion gjatë kësaj kohe.

Poashtu, sot nga ora 19:00 rruga R 106, që e lidhë Kosovën me Malin e Zi, pika kufitare “Kulla” do të lëshohet për qarkullim, pasi falë punës intensive të kompanisë dhe prioritetit që i kemi dhënë si Ministri, është sanuar rrëshqitja e masës së dheut dhe gurëve të cilat gjatë ditës së djeshme e kishin bllokuar ketë rrugë duke e bërë ta pamundur zhvillimin normal të trafikut rrugorë dhe rrjedhimisht duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Në të gjitha drejtimet jemi bashkë për të bërë me të mirën për lëvizje të lirë nëpër rrugët e Kosovës.