Tri ditë kërkime, asnjë informatë për dy policët e zhdukur

Kronika May 02, 2018 - 07:47
Lexo detajet

Kanë kaluar tri ditë dhe nuk është gjetur asnjë shenjë e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Malësor Dashi dhe Armend Trena, të cilët dyshohet se të shtunën rreth orës 21:00, derisa me veturën e tyre zyrtare po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Pas tri ditësh kërkime, ende nuk dihet asgjë për dy policët të cilët kanë përfunduar në lumin Lepenc të shtunën rreth orës 21:00. Malësor Dashi dhe Armend Trena, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare, nga shkaqe deri tani të panjohura kishin dalë nga rruga dhe kishin përfunduar në lumin Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për “Zërin” se janë duke vazhduar kërkimin e dy trupave të pjesëtarëve të Policisë, por që ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me ata.

LEXO EDHE: Protestë në shesh, festë në Gërmi

Sipas tij, 170 pjesëtarë janë duke marrë pjesë në kërkime. Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka treguar se ditën e djeshme ka filluar rikërkimi i dy policëve nga fillimi.

Suma ka thënë se rruga prej së cilës dy policët kanë rënë në lum nuk është e mirë dhe ka pasur edhe lëvizje të tokës, mirëpo sipas tij, aksidenti mund të mos ketë ndodhur vetëm prej rrugës, shkruan më tutje "Zëri".

Për dy pjesëtarët e Policisë kërkimet kanë filluar edhe në Maqedoni.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka deklaruar se shërbimet e Policisë kanë përcaktuar disa pika ku është menduar se mund të gjenden trupat e policëve, në të cilat edhe po bëhen kërkime.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka treguar se ditën e djeshme ka filluar rikërkimi i dy policëve nga fillimi.

Suma ka thënë se rruga prej së cilës dy policët kanë rënë në lum nuk është e mirë dhe ka pasur edhe lëvizje të tokës, mirëpo sipas tij, aksidenti mund të mos ketë ndodhur vetëm prej rrugës.

Për dy pjesëtarët e Policisë kërkimet kanë filluar edhe në Maqedoni. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka deklaruar se shërbimet e Policisë kanë përcaktuar disa pika ku është menduar se mund të gjenden trupat e policëve, në të cilat edhe po bëhen kërkime.

Mirëpo, ndonëse kërkimet po bëhen nga pjesëtarët e Policisë maqedonase, kryeministri Haradinaj ende nuk ka bërë kërkesë që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të lejohen t’i kryejnë kërkimet edhe në Maqedoni. Sipas tij, kërkesa do të bëhet atëherë kur do të mbyllen kërkimet në Kosovë.

Asnjë informatë për dy policët e zhdukur

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për “Zërin” se janë duke vazhduar kërkimin e dy trupave të pjesëtarëve të Policisë, të cilët konsiderohen të zhdukur pasi ranë në rrjedhën e lumit Lepenc.

Sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me dy policët e zhdukur. “Informacionet më të reja janë se ne jemi duke i vazhduar kërkimet me 170 pjesëtarë të ndryshëm, por fatkeqësisht ende nuk kemi diçka konkrete”, ka thënë ai.

Gashi ka treguar se kërkimet janë duke u bërë deri në kufi me Maqedoninë.

“Derisa të ketë nevojë ne nuk do t’i ndërpresim kërkimet. Ne jemi duke kryer punët tona, duke kërkuar te lumi, bregu i lumit, vendi ku kanë rënë dhe jemi duke vazhduar me kërkim. Ne kemi shkuar deri në kufi me Maqedoninë, por nuk kemi policë tanë që po kërkojnë në Maqedoni”, ka deklaruar ai.

Ekipet e FKS-së, të Policisë, zjarrfikësit dhe qytetarët po kërkojnë akoma në territorin e Kosovës me shpresë që do të gjenden trupat e dy policëve.

Pjesë e kërkimeve dje ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, i cili edhe është zhytur në Ibër Lepenc për t'u ndihmuar njësiteve të kërkimit.

Suma: Rrëshqitja e rrugës nuk është shkaku i vetëm i aksidentit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka treguar se dje ka filluar rikërkimi i dy policëve.

Sipas tij, edhe numri i pjesëtarëve që kanë marrë pjesë në kërkim është dyfishuar.

“Tani sa isha në vizitë te Njësiti i Zjarrfikësve dhe i Kërkim-shpëtimit, FSK. Sot në mëngjes edhe një herë kanë thënë se është rikërkim i të gjithave prej fillimit. Vërehen edhe në numër më të shtuar, dyfish më të madh. Mirëpo risi në krahasim me ditët e tjera nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Suma ka treguar se rruga prej së cilës dy policët kanë rënë në lumin Lepenc nuk është e mirë dhe ka pasur edhe lëvizje të tokës, mirëpo sipas tij, aksidenti mund të mos ketë ndodhur vetëm prej rrugës.

“Rruga është diçka që shihet. Nuk mundemi të themi që rruga është e mirë, sepse ka pasur lëvizje të tokës në atë afërsi ku kanë rënë. Ka rrëshqitje të rrugës, ka lëvizur toka. Unë nuk mundem të jap vlerësim se ka ndodhur vetëm prej rrugës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, është zgjeruar perimetri i kërkimeve të cilat po bëhen edhe në lum, edhe në mal.

“Sot e kanë zgjeruar perimetrin edhe në mal, edhe në lum. Me kapacitete të dyfishta janë duke punuar sot. Operacioni menaxhohet nga niveli qendror. Unë si kryetar komune vetëm u jap mbështetje, eventualisht çfarë kërkohet prej nesh”, ka theksuar ai.

Policia maqedonase angazhohet për kërkimin e policëve

Dyshimet për gjetjen e dy policëve në Maqedoni kanë bërë që Policia maqedonase t’i fillojë kërkimet. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka deklaruar se shërbimet e Policisë kanë përcaktuar disa pika ku është menduar se mund të gjenden trupat e policëve.

“Shërbimet e Njësisë Speciale, por edhe Policia Kufitare i kanë përcaktuar, identifikuar vendet ku eventualisht në qoftë se kanë kaluar trupat e kolegëve kosovar në territorin tonë dhe pikërisht në ato pika po zhvillohen kërkimet. Sot është kyçur edhe Njësia Speciale e Maqedonisë. Kjo është një shenjë për bashkëpunim institucional. Presim që kërkimet të vazhdojnë derisa të kemi rezultat”, ka thënë ai.

Ende pa kërkesë për kërkimin e policëve nga territori i Maqedonisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jasharin, ka thënë se ende nuk është bërë kërkesë për kërkimin e policëve kosovarë nga territori i Maqedonisë.

“Unë ende nuk i kam bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për kërkime atje, por më shumë kam bërë kërkesë miqësore që të interesohen. Kur të mbyllen kërkimet në Kosovë do ta bëj një kërkesë zyrtare edhe nga ana e Maqedonisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kushtet për gjetjen e dy policëve janë të vështira

“Nuk ka diçka të re ende, kërkimet janë intensifikuar, atje kam qenë vetë dhe kemi shtuar numrin e personalit aktiv, mirëpo rrethanat janë tejet të pafavorshme për shkak se lartësia nga kanë rënë policët është shumë e madhe dhe vetvetiu gjetja e trupave nuk mund të jetë e lehtë për t’u identifikuar, por edhe lumi i rrëmbyeshëm”, ka thënë ai, duke shtuar se do t’u qëndrojnë afër familjeve të policëve si Qeveri dhe si shtet.