Aksident tragjik në Shqipëri, 3 të vdekur

Kronika May 01, 2018 - 16:22
Lexo detajet

Një aksident i rëndë me pasojë 3 persona të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, pranë fshatit Adriatik. Raportohet se automjeti ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të saj.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet: J.M., 22 vjeç, banues në Kombinat (Tiranë); S.K., 20 vjeç, banues në Adriatik (Kurbin) dhe B.M., 17 vjeç, banues në Adriatik (Kurbin). /Tch/