Ky është vendi ku u aksidentuan policët

Kronika April 29, 2018 - 15:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 21:00, janë aksidentuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, raporton “Zeri.info”.

Si pasojë e këtij aksidenti, vetura ka rënë në lumin Lepenc.

Që nga mbrëmë të gjitha ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke i kërkuar dy policët, por akoma nuk kanë arritur që t’i gjejnë.

LEXO EDHE: Edhe KFOR-i angazhohet për gjetjen e policëve të zhdukur

Madje për kërkimin e dy policëve përpos FSK-së, Policisë e zjarrfikësve është angazhuar edhe KFOR-i, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij aksidenti.

Më poshtë ju sjellim pamjet e vendit ku ndodhi aksidenti:

Image

Image

Image

Image