Edhe KFOR-i angazhohet për gjetjen e policëve të zhdukur

Aktuale April 29, 2018 - 14:29
Lexoni më shumë detaje

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mbrëmë para orës 21:00, kanë rënë në lumin Lepenc, raporton “Zeri.info”.

Që prej momentit kur autoritetet kanë marrë lajmin për aksidentin e tyre, të gjitha njësitë përgjegjëse janë duke kërkuar trupat e të dy policëve.

“Zëri” merr vesh se përpos Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitit të Policisë dhe të zjarrfikësve, edhe KFOR-i është bashkuar për kërkimin e dy policëve.

LEXO EDHE: Gashi: Kërkimet janë zgjeruar edhe në pjesën maqedonase të Lepencit

Me helikopter e me dronë, janë duke vazhduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se do të vazhdojnë kërkimet edhe në Maqedoni për gjetjen e policëve, pasi që siç është shprehur ai, për shkak të lumit të vërshueshëm ka gjasa që trupat e dy policëve uji t’i ketë bartur në Maqedoni. /ZËRI/

LEXO EDHE: Si ndodhi aksidenti i dy policëve?

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image