Si ndodhi aksidenti i dy policëve?

Aktuale April 29, 2018 - 12:53
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka vizituar vendin ku po kërkohen dy policët e humbur, në lumin Lepenc, ku ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.

LEXO EDHE: 'Rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur policët e zhdukur në Maqedoni'

Ndërsa u.d i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha theksoi se të gjitha njësitet janë duke bërë gjithçka për gjetjen e policëve të aksidentuar.

Bashkë me ministrin ishte edhe shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.