Nehat Thaçi emërohet drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kronika April 27, 2018 - 10:04
Lexo detajet

Qeveria e Kosovës ka miratuar propzimin per emrimin e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se për këtë pozitë në garë kanë qenë 11 aplikacione, ndërsa 5 janë selektuar në listën e ngushtë.

Tre të rekomanduarit kanë qenë Nehat Thaçi, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi, shkruan lajmi.net.

LEXO EDHE: Emrat e kandidatëve për drejtor të burgjeve shkojnë në Qeveri

Me propzimin e ministrit të Drejtësisë është propozuar që drejtor të jetë, Nehat Thaçi.

Ai është emëruar në këtë pozitë për një mandat tre vjeçar.

Drejtor i Shërbimit Korrektues mandatin e fundit ka qenë Sokol Zogaj.

Ditë më parë gazeta "Zëri", ka raportuar se favoriti për këtë pozitë ka qenë Nehat Thaçi, i cili ishte më i pëlqyeri nga britanikët, të cilët e monitorojnë procesin e rekrutimit i cili bëhet nga MAP-i.