Flet familja të cilës iu shty dëbimi nga Gjermania për shkak të ikjes së fëmijëve

Kronika April 21, 2018 - 21:08
Ja çfarë kanë thënë ata

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar mbrëmë informatën se dy fëmijë kosovarë Q. N. 13-vjeçar dhe L. N 11-vjeçar, që jetojnë në këtë shtet janë zhdukur. Të njëjtit janë gjetur sot nga autoritete gjermane.

I ka tetë fëmijë por Dukagjin Nimanaj vetëm pesë i ka pranë vetës në Klinë. Tre të tjerë bashkë me gruan i kanë mbetur në Gjermani nga ku këta u dëbuan ditë më parë.

Diçka e tillë u provua ehde për pjesën e mbetur por gjërat ndryshuan kur dy djemt njëri 11 e tjetri 11 vjeç u arratisen të enjten në drejtim të panjohur me çka i alarmuan autoritetet policore që i shpallën si të zhdukur.

LEXO EDHE: Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy fëmijët e zhdukur

“Ata s’kanë dashtë me u kthy dhe kanë ikë”, tha ai për Klan Kosovën.

Rastin e denoncoi në polici e motra e Dukagjinit dhe fëmijët u gjetën të premtën mbrëma shëndosh e mirë.

Por për kohën sa nuk ishin pranë nënës së tyre, Dukagjini thotë se u frikësua shumë se mund tu ketë ndodhur ndonjë e keqe.

Edhe anëtarët e tjerë të familjes po rrin me merakun se shteti gjerman nuk do të vazhdojë qëndrimin e fëmijëve dhe nënës së tyre atje. Thonë se këtu bëjnë jetë të vështirë.

Egjiptiani Dukagjin Nimanaj thotë se u dëbua nga shteti gjerman pas katër vjetësh qëndrimi atje.

Mediat gjermane raportojnë se në mungesë të dy djemve të zhdukur dëbimi i gruas së Dukagjinit me tre fëmijët është shtyrë deri në një vendim të ri.