Rahovec, arrestohet një person për import të mishit pa afat

Kronika March 24, 2018 - 18:56
Lexo detajet

Një person është arrestuar në Rahovec për veprën “prodhimi dhe vënia në qarkullimi i artikujve të dëmshëm ushqimorë”, që ka të bëjë me mish pa afat.

Policia thotë se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, është arrestuar “pasi që i njëjti dyshohet se ka importuar një sasi të konsiderueshme të mishit me afat të skaduar”.

“Gjatë kontrollit në fabrikën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mishit të pulës me afat të skaduar. Njësitet policore janë asistuar nga AVUK, të cilët kanë asgjësuar mishin e konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bastisjen e kësaj kompanie dhe konfiskimin e mishit i ka konfirmuar për gazetën zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Gazeta Metro ka raportuar këtë javë për konfiskimin e sasive të mëdha të mishit nëpër disa qytete e qendra tregtare në Kosovë.