Prishtinë: Kanos nënën, policia e arreston

Kronika March 11, 2018 - 14:53

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar shqiptar, pasi i njëjti raportohet se ka kanosur nënën e tij, shqiptare po ashtu.

Rasti sipas policisë, ka ndodhur në rrugën Bajram Bahtiri, në Prishtinë, saktësisht në mesditën e së premtës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.