Kronika

Qytetarët nuk respektojnë gjobat në trafik, vetëm 19% janë paguar

Qytetarët nuk respektojnë gjobat në trafik, vetëm 19% janë paguar
10 mars 2018 • 22 : 55

Nga 7714 gjoba të shqiptuara nga 1 janari në Rajonin e Prishtinës, deri më tani janë paguar vetëm 1478, apo 19%. Me dënime të ashpra janë përballur shkelësit e ligjit në trafik që nga 1 janari

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Kundërvajtje, atë ditë, Policia mund të gjobisë personat fizikë deri në 500 euro, e ata juridikë deri në 1000 euro, në vendngjarje, pa pasur nevojë t’i dërgojnë dosjet në gjykatë.

Me ndryshimet e bëra, afati që u mundëson kundërvajtësve të paguajnë vetëm 50% shumës së dënimit, është zgjatur nga 8 në 15 ditë. Por, as kjo nuk ka ndikuar në rritjen numrit të tiketave të paguara.

Kjo, pasi, nga dita e parë e 2018-s, janë paguar vetëm 19% e afro 7800 gjobave të shqiptuara në Rajonin e Prishtinës. Nazmi Zogaj, Udhëheqës i Njësisë së Trafikut në Prishtinë ka thënë:400 mijë euro ka planifikuar të inkasojë nga gjobat në trafik Komuna e Prishtinës, gjatë vitit 2018.

Ky plan mund të tejkalohet pasi që komuna e kishte bërë planin para rritjes së gjobave. Madje qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë për shkak të kushtëzimeve, si ajo e mos lejimit të daljes nga Kosova.

Ndërsa Nazmi Zogaj, Udhëheqës i Njësisë së Trafikut në Prishtinë ka thënë se: Megjithëse gjobat më të shpeshta, mbesin ato për tejkalim të shpejtësisë, sipas Policisë, ka rënie të gjobave për këtë kundërvajtje. Ndërkohë zyrtarët komunal ende nuk kanë dhënë detaje se si planifikojnë ti shpenzojnë të hyrat nga kjo kategori.

© zëri.info