Vdes profesori Nehat Rudhani

Kronika February 24, 2018 - 11:55


Ka vdekur porfesori dhe anëtari i Këshillit drejtues të  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Nehat Rudhani. Vdekja e tij e hershme ka tronditur miqtë dhe bashhkpuntorët e tij.

I mërzitur për ikjen nga kjo jetë të bashkpartiakut të tij është shprehur edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Ministri Hasani ka thënë se Nehati me punën dhe ndershmërinë e tij ka lënë gjurmë në shoqëri.

Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:

Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të profesorit dhe bashkpartiakut tonë,Nehat Rudhanit.

Ikja jote e hershme Nehat na mërziti të gjithëve. Do të të mbajmë mend si njeri të urtë, punëtorë e të pëkushtuar.

Sot familja Rudhani humbi më të dashurin, ne bashkëpunëtorët një mik të çmuar, humbën universiteti e studentët.

Me punën dhe ndershmërinë e tij Nehati ka lënë gjurmë në shoqërinë tonë.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e tij!