42-vjeçarja nga Gjilani bie nga kati i pestë, dyshohet se u vetëvra

Kronika February 21, 2018 - 16:11

Një femër e moshës rreth 42 vjeçare ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Gjilan. E ndjera ka kërcyer nga kati i pesë i ndërtesës ku jetonte. Policia këtë rast po e cilëson si vetëvrasje.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 një grua e lindur në vitin 1975 nga Gjilani i ka marrë jetën vetës duke kërcyer nga kati i pesë të ndërtesës ku ajo jetonte tash e një kohë. Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, policia rajonale në Gjilan ka marrë informatë për dyshimet se një grua viti i lindjes 1975 , ka kërcyer nga kati i pestë i një ndërtese. Në momentin e rënies, rreth vendit të ngjarjes nuk ka qenë askush. policia dhe ekipet tjera emergjente menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. rasti po cilësohet si vetëvrasje”, ka thënë Hashani.

Trupi i 42 vjeçare është dërguar për obduksion. Ndërkohë që prokuroria e shtetit po e heton rastin.