Ngjarje e papritur në këtë qytet, vritet një njëri!

Kronika February 14, 2018 - 23:00

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se është vrarë me arme zjarri Memli Begalla, rreth 64 vjeç.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë se saj.