Gjyshi me lot e me dhimbje puth arkivolet e katër nipërve dhe të nënës së tyre

Kronika January 26, 2018 - 16:55

Mijëra qytetarë sot u dhanë lamtumirën e fundit pesë viktimave nga tragjedia e djeshme që ndodhi në Tetovë, ku humbën jetën katër fëmijë të mitur dhe nëna e tyre, njofton TetovaSot.

Posaçërisht të dhimbshme janë pamjet e gjyshit të fëmijëve i cili më së rëndi po e përjeton humbjen.

LEXO EDHE: Nëna me 4 fëmijë humb jetën në një zjarr në Tetovë, ja çfarë thotë Policia

Dhimbje e madhe vërehet edhe në sytë e babait të tyre, i cili stoikisht dhe i fortë po e përballon këtë humbje të madhe.

LEXO EDHETragjedia në Tetovë, Varrosen nëna me 4 fëmijët

Ndryshe, Komuna e Tetovës sot shpalli tre ditë zie për nder të viktimave të familjes Zulbehari që humbën jetën në fatkeqësinë e zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre dje në orët e hershme të mëngjesit.