Tragjedia në Tetovë, Varrosen nëna me 4 fëmijët

Kronika January 26, 2018 - 14:33

Pas namazit të Xhumasë në Tetovë ka filluar ceremonia e varrimit të nënës dhe katër fëmijëve të saj që humbën jetën mëngjesin e djeshëm pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

Një numër shumë i madh i personave me lot në sy po u japin lamtumirën e fundit.

LEXO EDHE: Nëna me 4 fëmijë humb jetën në një zjarr në Tetovë, ja çfarë thotë Policia

Fatime Zylbehari, 39 vjeç, dhe katër fëmijët, tre djem dhe një vajzë të moshës 4 dhe 13 vjeçare, humbën jetën në mënyrë tragjike, pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në Tetovë