Rasti 'Toka' ku akuzohet Azem Syla, avokati mbrojtës ka ankesa ndaj trupit gjykues

Kronika January 24, 2018 - 10:50

Gjyqtarët e EULEX-it, Petko Petkov dhe Vladimir Mikula, bashkë me gjyqtarin vendor Vesel Ismajli janë përbërja e trupit gjykues në rastin “Toka”, në të cilin akuzohen Azem Syla dhe të tjerët.

Avokati i Sylës, Besnik Berisha, pas prezantimit të trupit gjykues ka treguar për kundërshtimet teknike që mbrojtja e të akuzuarve ka ndaj përbërjes së trupit gjykues.

Ai tha se, gjyqtari Mikula do të jete pjesë e Gjykatës Speciale, dhe se duke marre parasysh se kjo gjykatë mund të nis punën në çdo kohe, atëherë ekziston mundësia që ky gjyqtar të duhet të braktis këtë trup gjykues.

Po ashtu, Berisha tha se shqetësimi tjetër i mbrojtjes është se misioni EULEX-it përfundon mandatin në qershor, dhe mundësia që ky proces gjyqësor të përshpejtohet dhe të përfundojë para qershorit nuk është i drejtë.

Me pas kryetari i trupit gjykues, Petko Petkov, ka pyetur Berishën nëse kjo është kërkesë për përjashtimin e anëtarit tjetër të trupit gjykues. Por, Berisha tha se për këtë do të deklarohej sikur seanca të ishte e mbyllur për publikun./Express/