Arrest shtëpiak të dyshuarit për plagosjen e vëllait të Rexhep Selimit

Kronika January 22, 2018 - 17:41

Dje Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh Xhevat Nuhës që dyshohet se ka plagosur Islam Selimin, vëllaun e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

Lajmin e konfirmoi për Express, avokati i Nuhës, Leon Përlaska.

Ai tha se për klientin e tij menjëherë pas masës së ndalimit 48 orë është caktuar masa e arrestit prej 30 ditësh.

Plagosja e Islam Selimit ndodhi më 19 janar në Komoran.

Prokuroria të dielën kishte kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin.