Prishtinë, burri e rreh djalin e mitur të gruas së tij

Kronika January 21, 2018 - 11:46

Një grua ka raportuar në polici se burri e ka sulmuar fizikisht djalin e mitur, të cilin e kishte nga martesa e parë e saj dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore.

E njejta ka raportuar se përballet me dhunë fizike dhe psikike çdo ditë nga burri, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 18.01.2018 - 19:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar bashkëshorti i saj ka sulmuar fizikisht djalin e saj të moshës 11 vjeçar të cilin e kishte nga martesa e parë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesja ka raportuar se dhune fizike dhe psikike nga i dyshuari ka çdo ditë ajo dhe fëmijët e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurori rasti vazhdon në procedurë të rregullt.