Narkotikë e para të konfiskuara në veri të Mitrovicës

Kronika January 19, 2018 - 20:17

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Kosovës para pak çastesh.

KALLXO.com sjell fotografi ekskluzive nga substancat narkotike të konfiskuara në këtë operacion.

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë ne Mitrovicën Veriore në bashkëpunim ne DHNT nga Mitrovica Jugore pas një hetimi paraprak në lidhje me shitjen e substancave narkotike me urdhër të gjyqtarit te procedurës paraprake ka bërë kontroll në një shtëpi në Mitrovicën e veriut janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e dedikuar për shitje.

Bëhet fjalë për 222 paketime te gatshme për shitje.

Gjithashtu gjatë operacionit janë konfiskuar para dhe një bllok me shënime në të cilin të dyshuarit kanë mbajtur të shkruar personat blerës të narkotikëve.

Foto nga operacioni i policisë në veri të Mitrovicës: 

Image

Image

Image

Image