Gjendet trupi pajetë i 53-vjeçarit që doli për peshkim

Kronika January 18, 2018 - 17:04

Është gjetur trupi i pajetë i 53-vjeçarit i cili humbi teksa doli për peshkim në Gadishullin e Karaburunit.  Ai kishte dalë për të peshkuar bashkë me një person tjetër.  Vetëm pak minuta më parë është gjetur i mbytur në det Ardian Gjergji.

Teksa kishte dalë për peshkim me mikun e tij, ata  kanë humbur kontrollin e varkës për shkak të erave të forta dhe është mbytur në det, shkruan syri.net.

Ja detajet sipas policisë, Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.