Ka ndërruar jetë Jonuz Musliu

Kronika January 18, 2018 - 12:28

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Këshillit Nacional shqiptar dhe lideri i LPD-së në Bujanoc, Jonuz Musliu.

Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.

Para 6 muajve është detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.