LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës ia arrin qëllimit, gjen 15 vjeçarin e humbur nga Gjakova

Kronika December 13, 2017 - 20:56

Policia e Kosovës ka treguar për Express se 15 vjeçari Pal Hiseni, i cili nuk dihet se ku ndodhej që nga dita e djeshme rreth orës 12:30 është gjetur në Mitrovicë. 

Siç kanë treguar në Polici ai ka biseduar në telefon me babanë e tij.
“Kemi një informatë nga prindi se është lajmëruar në telefon. I ka thënë se është dikund në Mitrovicë. Tash policia në bashkëpunim me familjen janë duke punuar në gjetjen e lokacionit dhe janë duke punuar që fëmijën ta marrin në duar të sigurta”, ka thënë për Express, Krist Gjokaj, Komandat i Policisë në Gjakovë.

Nik Hiseni, babai i Palit ka rrëfyer sot për Express rreth kontaktit të fundit që djali e kishte pasur me nënën e tij, si kishte ngrënë bukë në një qebaptore e krejt në fund, si e kishte mbushur telefonin në postë për të thirrur një taksi që nuk dihet se ku ka shkuar.