Lajmërohet Sokol Zogaj: Nuk e njoh personin që më sulmoi

Kronika December 13, 2017 - 18:27

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, muaj më parë ishte sulmuar fizikisht në hyrje të objektit ku jeton.Policia e Kosovës njofton se në Gjermani është arrestuar i dyshuari për këtë sulm.

Për Kallxo.com, Zogaj tha se është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit por theksoi se nuk e njeh sulmuesin.

“Jo, unë kurrë s’e kam parë atë njeri që më ka sulmuar. 

Ndoshta ai më ka njohur mua, ka marrë pjesë në takime apo ku e di se si, por unë mund të ju them se personin që më ka sulmuar nuk e njoh dhe asnjëherë s’e kam parë”, tha ai.

Sokol Zogaj shtoi se ka besuar në organet e drejtësisë dhe sigurisë që do ta marrin rastin me seriozitet.

“Unë kam besuar në polici, gjyqësor, prokurori dhe po shihen të arriturat”, shtoi ai.