Aksidentohet një motoçiklist i moshuar në Pejë (VIDEO)

Kronika December 06, 2017 - 15:20

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, pas mesditës një person i moshuar që po qarkullonte me motoçikletë është goditur nga një veturë.I moshuari nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi nga policia e Rajonit të Pejës, Driton Rugova, që ka thënë se viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës pas lëndimeve që ka pësuar, pa dhënë detaje të tjera.

Video e mëposhtme tregon momente pak pas aksidentit: