Krushjanët flasin për të bëmat e Darko Tasiqit gjatë luftës (Video)

Kronika November 24, 2017 - 21:09

Darko Tasiqi, i dyshuar për vrasje, dëbim dhe krime në Krushë, u ndal nga policia në vendkalimin administrativ Bërnjak.

Të enjten Gjykata Themelore në Prizren mbajti seancën e parë, duke i dhënë 30 ditë paraburgim atij për këto krime të kryera me 25 dhe 26 mars 1999.

Tasiqi, sipas dëshmitarëve në Krushë të Vogël, ka përzënë popullatën. 109 persona futen në një objekt dhe vetëm gjashtë shpëtojnë nga djegiet e të shtënat e Tasiqit dhe bashkëluftëtarëve të tij.