'Pritet të arrestohen edhe 8 drejtues të policisë'

Kronika November 23, 2017 - 23:42

Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur në rrjeten e saj edhe tetë drejtues të lartë të Policsë së Shtetit.
Gazetari Armand Shkullaku, të enjten në mbrëmje, deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’ se këta tetë drejtues do hetohen si fillim dhe pastaj do të shihet nëse është e nevojshme ndalimi i tyre.

Shkullaku theksoi se pritet hetimi edhe për disa ish-drejtues të lartë të kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit.

Sipas tij, të gjitha këto lëvizje, kanë ardhur si rezultat i përgjimeve të palës italiane dhe prej një viti edhe të palës shqiptare.