Sulmi në Kuvend – Fillon seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Kronika November 13, 2017 - 14:14

Ka filluar seanca gjyqësore kundër 4 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe deputetin Frashër Krasniqi.

 Në këtë seancë prokurori Abdurrahim Islami, është duke dhënë fjalën përfundimtare të tij, njofton Klan Kosova.

Ai është duke shpjeguar gjithë rrjedhën hetimore të këtij rasti. Këtë gjë ai po e bënë përmes Slide-ve.

 Islami, ka prezantuar foto qe sipas tij dëshmojnë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kishin blerë motoçikletën, e cila ishte përdorur për të kryer sulmin mbi Kuvendin e Kosovës, e që më pas është gjetur e djegur disa minuta më pas.