Kronika

Droga s’ka të sosur, kapen 1.5 ton në Velipojë. Emrat e bandës që organizonte trafikun

Droga s’ka të sosur, kapen 1.5 ton në Velipojë. Emrat e bandës që organizonte trafikun
13 nëntor 2017 • 11 : 41

Nuk kanë të sosur sasitë rekordë të drogës që po kapen në vend, duke vërtetuar atë që thuhet prej kohësh se Shqipëria është kthyer në një hambar gjigant të kanabisit në Europë.

Policia ka kapur plot 1.5 ton kanabis në Velipojë, pranë plazhit të Vilunit.

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve është edhe një oficer policie i cili kishte dalë garant për transportin e drogës. Ai quhet Enriko Zyle, efektiv te Policia Kufitare Tiranë.

Të arrestuarit e tjerë janë:

Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.

Dervish  Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre  shtetasve të shpallur në kërkim:

1. F.M, 32 vjeç, banues në Përmet

2. J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë

Përmes një njoftimi për media, policia ka dhënë detaje rreth këtij operacioni të koduar ‘Viluni Beach’, ndërkohë Lapsi.al sjell foto dhe video nga kjo ngjarje.

Në kuadër të këtij operacioni,  rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur  Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në  një automjet  Furgon  me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit. J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë  u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.

Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet .

Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”, me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike,  që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje  për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.

Nga  hetimet paraprake të kryera  rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në atomjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë. /Lapsi.al/

Image

Image

 

© zëri.info