Aksident i rëndë trafiku në Graçanicë

Kronika October 20, 2017 - 10:21

Në fshatin Badov të Graçanicës ka ndodhur një aksident trafiku ku është lënduar rëndë një person.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:30, kur një i dyshuar mashkull nga pakujdesia ka humbur kontrollin e veturës dhe ka goditur një kalimtar rasti.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.