Biseda e plotë në mes të Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit – përmenden edhe emra të tjerë të njohur!

Kronika October 17, 2017 - 17:37

Është publikuar e plotë biseda mes deputetit Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqit, ku flasin për “aferën e rregullimit të vizave”.

Biseda është e gjatë mbi 22 minuta, përcjellë Gazeta NewBorn, ku protagonist janë Milaim Zeka e Ilir Krasniqi.

Zeka, ndër tjerash i tregon Krasniqit se si një i afërt i tij është zotuar se do të ketë probleme me atë.

“Zhilivoda hiq ma larg se pardje me ka thanë për ty se pa ja q** me nanë e me babë Ilir Krasniqit nuk kame lanë”, dëgjohet në incizimin e Zekës.

Zeka gjithashtu në një moment i thotë Krasniqit se ai ia ka rreziku jetën atij dhe familjes së tij, pasi që sipas Zekajt, njerëzit i kanë thënë atij se “kanë me e vra” për shkak se Krasniqi u ka thënë se Zeka ua ka marrë paratë.