Pejë: E bën gruan për spital, por nuk arrestohet

Kronika October 16, 2017 - 10:40

Një person nga Peja ka rrahur gruan e tij pas një keqkuptimi paraprak të shtunën rreth orës 13:00, njofton Klan Kosova.

Rasti është raportuar në polici dhe, sipas raportit zyrtar sulmi fizikisht ka ardhur nga mosmarrëveshje mes tyre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar tek familjarët e saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Nuk raportohet për të arrestuar.