Kronika

Tre kosovarë arrestohen në Austri, zbulohet skandali i tyre

Tre kosovarë arrestohen në Austri, zbulohet skandali i tyre
22 shtator 2017 • 08 : 48

Policia e drogës në qarkun Gmunden ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen të kenë sjellë nga Kosova dhe të kenë shitur në Austri drogë të llojit kanabis, me vlerë prej rreth 400 mijë eurosh. Krahas tyre, policia ka marrë në pyetje edhe 37 blerës të kësaj droge

Tre të akuzuarit, meshkuj të moshave 21, 27 dhe 29 vjeçare, policia i kishte nën mbikëqyrje prej një kohe, kanë deklaruar hetuesit për mediat austriake.

29 vjeçari ishte kreu i bandës. Ai është shtetas i Bosnjës, i papunë, me qëndrim në Austri. Për përkatësinë nacionale të dy të tjerëve nuk jepen të dhëna, njofton orf.at.

Malli i ndarë nëpër pako prej një kilogrami ishte sjellë në Oberösterreich (republikë austriake) dhe pastaj ishte ndarë edhe njëherë për t`u shitur në sasi më të vogla prej disa gramësh deri në gjysmë kilogrami, transmeton albinfo.ch. Këtë e kishin pranuar edhe të arrestuarit.

Policia ka arritur të konfiskojë 13 kilogramë kanabis ndërsa tre personat e arrestuar konsiderohet se tashmë kishin shitur 27 kilogramë të kësaj droge. Hetuesit, nisur nga çmimi aktual i kanabisit në tregun austriak, konsiderojnë se vlera e gjithmbarshme e drogës që e kishin pasur në dispozicion tre të përmmendurit ishte rreth 400 mijë euro.

Tre të dyshuarit po mbahen në burg, në Wels dhe ata kanë pranuar pjesërisht veprën që u ngarkohet. Hetuesit kanë thënë se dënimi për kapjen me një sasi të tillë droge shkon deri në 15 vjet burg.


 

© zëri.info