Detaje të reja nga aksidenti ku humbi jetën kryetari i Ranillugut (FOTO)

Kronika September 15, 2017 - 16:38

Gradimir Mikiq, kryetar i Komunës së Ranillugut dhe Sasha Aleksiq, kryesues i Kuvendit Komunal, kanë mbetur të vdekur sot në një aksident të tmerrshëm komunikacioni që ka ndodhur rreth orës 13 në autostradën Nish-Shkup, në afërsi të rampës Doljevac.

Sipas mediave serbe, aksidenti ka ndodhur kur vetura “Toyota Land Cruiser” e cila lëvizte në drejtim të Nishit ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast është lënduar rëndë edhe Vesna Mikiq, bashkëshortja e kryetarit të Ranillugut, si dhe Davor Petkoviq, drejtor i Drejtorisë për shëndetësi i Ranillugut.

Vdekja e dy zyrtarëve të lartë të Ranillugut është konfirmuar nga Policia e Kosovës. 

Image
Gjendja e veturës pas aksidentit