Vdes i aksidentuari në Vushtrri

Kronika September 15, 2017 - 10:44

Një person i cili kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur më 21 gusht në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ka ndërruar jetë në një spital të Novi Sadit ku ishte duke u trajtuar .

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti.