Në Ferizaj kapen 135 kg marihuanë të fshehura në dyer

Kronika September 13, 2017 - 14:39

Policia ka kapur rreth 135 kg marihuanë dhe ka arrestuar shtatë persona në Ferizaj, pas operacionit të koduar “Çelsi”.

Operacioni është zhvilluar më 11 dhe 12 shtator në fshatin Bibaj të Ferizajt, por edhe në rrethinë.

Policia ka konfiskuar 40 dyer në një depo, të cilat ishin të mbushura me këtë lëndë narkotike.

“Dyert ishin të mbështjellura me kartonë të fortë, dhe dukeshin shumë normale, por brenda ishin të mbushura”, kanë bërë më dije Policia në konferencën për media.

Prejardhja e naroktikuti ishte nga Shqipëria, ndërsa për destinacion kishte Zvicrën.