Policia deklarohet për sulmin ndaj Ollurit

Kronika August 17, 2017 - 11:15

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po hetohet rasti i sulmit ndaj gazetarit dhe drejtori të “Insjaderit” Parim Olluri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar sulmin ndaj gazetarit Olluri.

“Për shkak se ndodhemi në fazën e hetimeve nuk mund të ofrojmë të dhëna rreth rastit”, ka thënë ajo. /Zeri.info/