Aksident në Rrugën e Rinasit

Kronika August 07, 2017 - 16:47

Disa persona kanë mnbetur të plagosur si pasojqë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rrugën e Rinasit, në Tiranë.

Dy automjete me shpejtësi tej normave, tip Benz janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku për pasojë njëra nga makina ka përfunduar jashtë rruge.

Një automjet ra në një fushë anë rrugës, ndërsa tjetri në kanal. 

Nga aksidenti ka të plagosur, që sipas dëshmitarëve, janë dërguar për mjekim në spital.

Pritet që policia të japë detaje në lidhje me aksidentin.