Pamje nga shpërthimi i dytë në Velipojë: Flakët kapin trupin e hedhur të pronarit të objektit (Video, +18)

Kronika July 28, 2017 - 18:13

Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës.

Sipas policisë, 55-vjeçari Besnik Zenuni është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.

Dëshmitarët thonë se flaka doli nga kuzhina, ndërsa në lokal ndodheshin shumë pak persona.

Tre klientë sapo largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi një 19-vjeçare që ndodhej pranë.

Dëshmitarët i thanë Top Channel se flaka u ngjit shumë lart, duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e pallatit me pesë kate.

Dëshmitarët thonë se në fillim kishin dëgjuar një zhurmë si një fërshëllimë të fortë, e më pas ndodhi shpërthimi me flakë.

Inspektorët teknikë që panë vendin e ngjarjes thanë se asnjë nga bombolat nuk ka shpërthyer, por ka patur një rrjedhje gazi nga cisterna një mijë litërshe në bodrumin e restorantit, e më pas masa e madhe e gazit e mbledhur brenda në lokal është ndezur nga ndonjë shkëndijë.

Të lënduarit u dërgua ne spitalin e Shkodrës, ndërsa dy pronaret babë e bir janë transportuar me helikopter për në Tiranë.