Kapen me sasi të madhe droge dy shqiptarët në Itali

Kronika July 27, 2017 - 10:26
Guardia di Finanza e qytetit të Foggias ka arrestuar dy shqiptarë pasi u  kapën me sasi të madhe të drogës të llojit heroinë.

Për të njëtin rast është prangosur edhe një italian  38-vjeçar.

Sipas mediave italiane ky është sekuestrimi i një prej sasive më të mëdha të heroinës që është bërë kohët e fundit.

Mbi 12 kilogramë drogë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, si pjesë e operacionit “Green Hawk”, që çoi në arrestimin e tre trafikantëve të dyshuar të drogës.

Sipas testeve  teknike, sasia e heroinës së konfiskuar, me cilësi të lartë, do të nxirrte rreth 30,000 doza, të cilat me të hyrë në tregun e paligjshëm të shitjes së drogës, do të jepnin për organizatën kriminale rreth një milion euro fitim, transmeton panorama, përcjellë Klan Kosova.