TRAGJIKE në Velipojë, kosovari hyn të shpëtojë gruan, mbytet në det

Kronika July 20, 2017 - 18:10

Një 35-vjeçar nga Kosova humbi jetën në Shqipëri, pasi u mbyt në plazhin e Velipojës në tentativë për të shpëtuar bashkëshorten e tij.

Sipas një informacioni paraprak të policisë, rreth orës 16:15 u mor njoftimi se u mbyt në det, F.H 35 vjeç me banim në Prishtinë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se 35-vjeçari ka hyrë  në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen.

Policia thotë se grupi hetimor në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.