Biznesmeni shqiptar i jep fund jetës, familjarët të parët që janë përballur me skenën horror

Kronika July 20, 2017 - 10:40

 

Një biznesmen nga Elbasani i ka dhënë fund jetës krejt papritur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:30, ku 54-vjeçari Shefik Bora është gjetur i varur nga familjarët e tij në banesë.

Bora ishte pronar i një biznesi bar-restorant në afërsi të parkut Rinia në qytetin e Elbasanit, të cilin e zotëronte prej më shumë se 15 vitesh, përballë të së cilit është ndërtuar edhe gjykata e re.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake në trupin e biznesmenit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kanë qenë familjarët e tij ata që janë përballur me skenën horror, kur kanë gjetur të varur kryefamiljarin 54-vjeçar.

Burime konfidenciale nga policia pohojnë se dyshohet se biznesmeni e ka ndërmarrë aktin tragjik në kushtet e një gjendje depresive.

Kjo, pasi 54-vjeçari vetëm pak kohë më parë është lajmëruar se lokali i tij do të prishet pasi aty do të ndërtohet rruga për në gjykatë.

Nga ana tjetër Policia po heton edhe në pista të tjera, për ndonjë borxh të mundshëm që mund të ketë pasur biznesmeni.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.07.2017 në Lagjen “5 Maj” në sheshpushimin e shkallëve të banesës së tij, shtetasi SH.B., 54 vjeç banues në Elbasan është vetëvarur si pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /bw/