Tragjike: Vdesin dy shqiptarë në një aksident të rëndë në Itali

Kronika July 18, 2017 - 22:53

Dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk dihen ende, kanë vdekur në një aksidenttragjik pasditen e sotme në Itali.

Sipas mediave italiane, rreth orës 18, në kryqëzimin e rrugëve “Melona” e “Capannaguzzo” në Cezena, janë përplasur dy automjete, një furgon dhe një kamion me rimorkio.

Viktimat janë një 37-vjeçar dhe një 39-vjeçar. Teksa flitet edhe për një tjetër person të plagosur rënde. /albeu.com/