Tragjedi në familjen elbasanase, u vdes fëmija 1-vjeç në banesë

Kronika June 28, 2017 - 17:40

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “Qemal Stafa”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune fëmija 1 vjeç, njofton policia.

Paraprakisht, dyshohet së vogëlushi i seksit mashkull, ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Mësohet se foshnja po flinte në krevatin e prindërve, ku teksa ka qenë në gjumë është rrëzuar prej tij. Dyshohet se për shkak të rënies nga lartësia ka pësuar kapërcim në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur foshnjën në dysheme, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e tij.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.