Identifikohet i zhdukuri që u hodh në ujë tek Ura e Fshejtë
Kronika
June 27, 2017 - 22:32
Policia e Kosovës ka identifikuar personin që është zhdukur sot në Gjakovë, pasi është hedhur në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshajt.
Bëhet fjalë për një burrë të moshës 50-vjeçare, që Policia e ka identifikuar vetëm me inicialet S. G.
“Informatat e para janë që personi është S. G. nga Gjakova, i moshës 50 vjeçar”, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirje Podrimaj-Beqiraj.
Të gjitha njësitet, me ndihmën e qytetarëve vullnetarë, po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurin, edhe përkundër që pengesë tani është edhe errësira, ka bërë të ditur Podrimaj-Beqiraj.
Policia e Kosovës ishte informuar për rastin në orën 16:20.
S.G., sipas informatave që ka marrë Policia, ka kërcyer në ujë nga Ura e Fshajt dhe më nuk ka dalë nga aty