Rrëmbehet një person në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë

Kronika June 27, 2017 - 10:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën (dje) në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë se është rrëmbyer një person, i cili më pas është rrahur nga katër persona meshkuj, raporton “Zeri.info”.

Në komunikatën për media të policisë së Kosovës thuhet se katër persona të dyshuar meshkuj Shqiptarë e kanë rrëmbyer me veturë dhe e kishin rrahur më pastaj atë.

“Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuarit meshkuj Shqiptarë, ku janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë, raporton “Zeri.info”.