Lushtaku: Nuk i besoj kësaj drejtësie, Ivanoviq në shtëpi ne në burg

Kronika June 20, 2017 - 17:28

Prokurorja në rastin “Drenica 1”, Ewa Korpi ankesat e parashtruara të avokatëve gjatë seancës së sotme i ka cilësuar si të pabaza dhe ka kërkuar që të vazhdohet masa e paraburgimit për të tre të akuzuarit, duke thënë se Sami Lushtaku ka ushtuar kontroll efektiv ne qendrën e ndalimit dhe se gjatë periudhës 1998 kur ishte komandant nuk ka intervenuar dhe është përgjegjës për veprime që janë kryer nga vartësit e tjerë.

 “Ankesat e parashtruara nga avokatët janë te pabaza dhe nuk kane merita dhe propozoj anëtareve te kolegjit te Gjykatës Supreme qe ti konfirmojnë aktgjykimin lidhur me masën e paraburgimit dhe është mendimi ynë se këto kërkesa për heqjen e paraburgimit duhet te refuzohen si te pabaza. Lidhur me dënimet 5 apo me shume vite ne duhet ta kemi parasysh se në raste si kjo masa e paraburgimit është më se e nevojshme kur dënimi kalon 5 vite. Duhet tentuar të vazhdohet edhe me tutje masa e paraburgimit”, ka thënë ajo, transmeton Zëri.Info.

Mirëpo prokuroren Korpi e ka kundërshtuar i akuzuari Sami Lushtaku, i cili ka thënë se janë të pavërteta këto që po i deklaron prokurorja. Sipas tij, ai është bërë komandant vetëm në vitin 1999 e jo në 1998 dhe tha se ka qenë vetëm komandant i vijës së fontit asgjë më shumë. Ai përmendi edhe rastin e Oliver Ivanoviqit duke vënë në dyshim drejtësinë.

“Unë gjate gjithë kohës kam kërkuar vetëm t’i sjellim faktet por nëse i referohesh akuzës sonë dhe Oliver Ivanoviq, me vjen keq ata janë të vramë me emra me mbiemra, ai është në shtëpi sot ne jemi në burg për akuza të padrejta të pa argumentuara. Lufta e UÇK-së s’ka qenë dëshirë e jona, ka qenë e domosdoshme e imponuar dhe nëse mendoni që duhet me na akuzu për vrasje qe ka bo Serbia është në dorën e juaj dhe nuk i besoj kësaj drejtësie se kam argumente. Kështu që është në dorën e juaj, vetëm sillni faktet”, ka thënë ai.