Gruaja e bën burrin për spital në Prishtinë

Kronika May 28, 2017 - 12:57

 

Të shtunën pas mesdite, një burrë është ankuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.

Dhuna mbi burrin ka shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje që ata kishin pasur paraprakisht, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Burri ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Më urdhër të prokurorit, e dyshuara, pas intervistimit është liruar për në procedurë të rregullt.